Për ty Ramazan i bekuar

Faqja Kryesore                            Shënimet                            Shkrimet pa foto





Për ty Ramazan i bekuar

Ramazan, t'prita me madhë,
që ni vjetë po t’pres me ardhë,
shkove shpejtë e erdhe ngadalë,
që u takuam ZOTIT Elhamdulilah,
dashtë e dhashtë ZOTI,
që edhe këtë Agjërim,
të jetë më i lehtë se i motit,
dhe me më shumë shpërblim.


u frikësoja shumë,
se ndoshta s'muj me t’taku,
a thu vitin që ke shku,
çfarë ke fol të ZOTI për mu,
po ta kam frikën,
se ndoshta të agjëroj s’kam ditën,
por shpresa në ZOTIN tonë,
po me bënë që të vazhdojë,
që edhe këtë muaj që jetsojmë,
si është më s’miri ta kalojmë.


Elhamdulilah që erdhe,
të pritëm me padurim,
për të tjerët që e kan sefte,
jepi shumë shpërblim,
lutju ZOTIT edhe për neve,
që patëm dhe më herett agjerim,
sepse prej ksaj jete,
s’dihet kush ka shpëtim.

dashtë e dhashtë ZOTI,
që t’na i pranoj duat e motit dhe t’sotit,
gjithashtu lutemi dhe veprat e mira
që i bojmë kudo qoftë edhe te shpia,
qdo motre e vllau që agjëron,
sidomos familjes tem që e kom,
e në veçanti mu e prindërve t’mi kudo qe jonë.
sepse në këtë muaj të bekuar,
duat tona na janë shtuar,
sa herë që balli bjenë në sexhde
gjithashtu duart ka qielli janë drejtuar,
që me ZOTIN me folë në heshtje.

“Ja ALL-LLAH po të lutemi shumë,
Na e mundso e lehtëso këtë agjërim,
Çdo kujt, prindërve t’mi e mu,
Dhe na dhuro të mirat Tua si shpërblim”.



Lutja e fundit: ZOTI ua mundesoftë e ua lehtësoft Agjerimin,  dhe qdo dua e vepër t’mire ua pranoft, dhe mëkatet ua falte, e ju bëftë të bini në sexhde me ballë. Amin.

No comments: